TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2026, 20:39

Pas “suksesit” me “Kurbanin”, Rama boton një tjetër libër; këtë herë me karakter fetar

Shkruar nga Pamfleti
Pas “suksesit” me “Kurbanin”, Rama boton një
Rama promovon librin e ri

Pasi u mor për vite me piktura, ekspozita dhe bojëra që nuk i kuptoi askush përveç autorit, kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i rikthehet botimit të librave.

Pas “suksesit” me librin “Kurban”, Rama sot ka promovuar “Në Sofrën e Hënës”, një libër ku ka mbledhur fjalimet që ka mbajtur në iftaret e Ramazanit.

Libri është prezantuar në iftarin që kryeministri ka shtruar mbrëmjen e së mërkurës, në praninë edhe të dashamirësve të letërsisë, përfaqësuesve të politikës, si edhe figurave të njohura të televizionit, artit e kulturës.

Ky libër është një tjetër përzierje e Ramës me fenë. Vetëm pak kohë më parë ai hodhi në publik idenë për krijimin e një “Shteti Bektashi” në Tiranë, një ide që shkaktoi jo pak reagime. Sot ky shtet është harruar, mirëpo Rama vijon lojën. Po ashtu në Izrael Rama preku sërish kartën e fesë, duke deklaruar me mburrje se në shtëpinë e tij kishte nga të gjitha fetë. Tani del me një libër, kushtuar Ramazanit.

 

2 Komente

  1. C
    Ciu

    Ti thush psikopat eshte shume.. sepse keta njerez jane te zgjuar por te semure. Ky eshte i trashe dhe i lig!

    1. P
      Pak nga të gjitha

      Zot ruiji mend se na duhet dhe pak!

      Lini një Përgjigje