TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 07:39

Kuvendi në seancë plenare, çfarë parashikon rendi i ditës; a do të votohen edhe dekretet për ministrat e rinj?

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi në seancë plenare, çfarë parashikon rendi i
Kuvendi në seancë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa në rendin e ditës janë 12 pika, pjesa më e madhe e të cilave janë diskutime mbi projektligjet e miratuara nga Qeveria në dy javët e fundit.

Gjithashtu, në seancë janë parashikuar pyetje me ministrat Mirela Kumbaro dhe Andis Salla, përkatësisht ministre e Arsimit dhe ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

Gjithashtu Kuvendi pritet të votojë edhe "Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, "Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar". 12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Kuvendi në seancë plenare, çfarë parashikon rendi i
Rendi i ditës në Kuvend

Por përtej rendit të ditës, pritet që seanca të përfshihet nga debatet, ku deputetët e opozitës do të insistojnë në kërkesën e SPAK për autorizimin e Kuvendit lidhur me ish-zv.Kryeministren Belinda Balluku.

Mazhoranca ka vendosur që kjo ccështje të shqyrtohet në seancën e 12 marsit, ditë në të cilën opozita ka thirrur edhe një protestë para Parlamentit, ndërsa akuzon Kryeministrin Edi Rama se po zvarrit kërkesën e Prokurorisë Speciale, me synim djegien e afateve.

Gjithashtu në seancën e sotme pritet të përfshihen edhe dekretet e Presidentit mbi ministrat e rinj, edhe pse në rendin e ditës nuk janë të parashikuara. Kjo për faktin se Kreu i Shtetit i ka dekretuar ministrat në 4 mars, ndërsa rendi i seancës është miratuar në 3 mars. Ndaj me kërkesë të grupit parlamentar të PS-së pritet që Kuvendi të miratojë përfshirjen në seancë edhe të votimit të dekreteve të Presidentit. 

 

 

kuvendi seanca rendi i dites

Lini një Përgjigje