TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 10:46

"Kishe ambicie për zv.kryeministre", Berisha i përgjigjet Spiropalit: Je viktima më e parëndësishme

Shkruar nga Pamfleti

"Kishe ambicie për zv.kryeministre", Berisha i përgjigjet

Seanca plenare në Kuvend u shoqërua me replika të forta mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Gjatë fjalës së tij, Berisha përdori tone të ashpra ndaj Spiropalit, duke e cilësuar atë si “viktima më e parëndësishme” e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ai la të kuptohej se Spiropali kishte pasur ambicie për t’u bërë zëvendëskryeministre dhe e akuzoi për qëndrimet e saj politike në raport me mazhorancën. "Vije si nuse me të bardha se doje t’i zije vendin, pse hante bar Lubia?", ironizoi Berisha.

“Eliza, je viktima më e pa rëndësishme e Lubisë dhe më e merituara në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj si të ishte korbë e zezë, ti na vije si nuse këtu e veshur me të bardha me aksesorë, pse ti mendon se hante bar lubia? Nuk e ke nga Berisha jo e ke nga vetja jote, se gëzoheshe që do të bëheshe ti zv kryeministre, se dije që ishte kjo tjetra klone. Për Berishën, Rama të lartësonte njëlloj si klonin e Lubisë, po ti more përpjete. U thoje do jem Lubia juaj dhe more atë që meritoje”, tha ai.

Më herët, Spiropali reagoi ndaj deklaratave të Berishës, duke ironizuar faktin që ai kishte parashikuar zhvillimet politike.

“E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër”, u shpreh Spiropali.

Përplasja mes tyre solli tensione në sallën e Kuvendit, në një tjetër debat të ashpër mes opozitës dhe mazhorancës.

Lini një Përgjigje