Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, reagoi ndaj vendimit për përjashtimin për 20 ditë nga Kuvendi të deputetit Agron Shehaj, duke e cilësuar atë një sulm ndaj opozitës dhe parlamentarizmit.
Në një deklaratë publike, Kapri akuzoi mazhorancën se po përdor komisionet parlamentare për të ushtruar, sipas tij, “prokurori politike” ndaj opozitës.
Sipas tij, vendimi për përjashtimin e Shehajt lidhet me denoncimet që ky i fundit ka bërë për dhunë ndaj banorëve të zonës së Rrjollit.
Ai shtoi gjithashtu se opozita ka kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore me banorët e Rrjollit, kërkesë që sipas tij është refuzuar nga mazhoranca.
“Përjashtoi për 20 ditë sepse tregoi për dhunën ndaj banorëve të Rrjollit. Ju nuk ndodheshit të sallë. Gjeni një moment kur është cenuar parlamentarizmi. Gjeni një moment që fyeu, që shkeli rregulloren, për përdorni lloj lloj komisionesh për të bërë prokurori politike. Mungojnë 50 mijë vota sot në votëbesimin e qeverisë. E përjashtoni nga Kuvendi se tregon dhunën e policisë së shtetit, si mund të përjashtohen deputetët kështu? Ju kemi kërkuar seancë dëgjimi me banorët e Rrjollit de pranë keni refuzuar”, tha Kapri.
Lini një Përgjigje