Deputetët e Partisë Demokratike janë ngritur në këmbë dhe zaptuan foltoren e Kuvendit, duke pretenduar se është shkelur rregullorja dhe nuk u është dhënë fjala për procedurë. Tensionet nisën pas replikave mes kreut demokrat, Saali Berisha, dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.
Kjo e fundit duke marrë fjalën në seancë tha se ishte e habitur që i doli fjala Berishës, i cili në seancat e mëparshme kishte paralajmëruar largimin e Spiropalit nga Qeveria. Por Berisha tha se Elisa Spiropali u largua për shkak të Belinda Ballukut.
Kreu demokrat kërkoi fjalën për replikë me Spiropalin, por drejtuesi i seancës nuk i dha fjalën me pretendimin se do të lexonte fillimisht rendin e ditës së punimeve të Kuvendit. Në këtë kuadër, Peleshi njoftoi se në Kuvend kishin mbërritur dekretet e Presidentit lidhur me emërimin e ministrave të rinj, ndërsa deputetët e PD-së, u ngritën duke shkuar në foltoren e Kuvendit.
Flamur Noka dhe më pas edhe Klevis Balliu dhe Ina zhupa ishin deputetët e parë që kërkuan nga Peleshi t’I jepte fjalën Berishës, i cili zaptoi foltoren, ndërsa Kuvendi votonte për dekretet e Presidentit, lidhur me shkarkimin e ministrave dhe emërimin e emrave të rinj si pjesë e Kabinetit Qeveritar.
“Keni fobi nga fjala e opozitës, bëni edhe ndryshimet në Rregullore në mënyrë të njëanshme”, i tha Zhupa, kryeparlamentarit Peleshi. Ky i fundit u shpreh se asnjë nga deputetët e PD-së nuk kishte pranuar të merrte fjalën për procedurë.
“Ua dhashë fjalën deputetëve Klevis Balliu, Ina Zhupa, Jozefina Topalli dhe nuk pranuan, tani krijoni tensione në seancë. Ju kërkoni të prishni seancën”, iu drejtua Peleshi, deputetëve të PD-së, të cilët nuk morën pjesë as në votimin e dekreteve të Presidentit, ndërsa Berisha deklaronte se koha e Edi Ramës ka marrë fund.
Kam ca vegla muzikore, a tua sjell te beni tallava qe te kenaqet edhe populli fund jave me ju se vetem "grindeni".