TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 10:52

Kuvendi miraton shkarkimin e Belinda Ballukut, 85 deputetë votojnë pro

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi miraton shkarkimin e Belinda Ballukut, 85 deputetë votojnë pro
Belinda Balluku dhe Edi Rama në Kuvend. Foto: LSA

Ditën e sotme Kuvendi ka miratuar shkarkimin e Belinda Ballukut, ku 85 deputetë kanë votouar pro vendimit.

Balluku zëvendësohet nga Albana Koçiu.

Ndërkohë Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, replikoi me kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi pasi ky i fundit akuzoi se po shkelet rregullorja në lidhje me raportin e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut.

Balla tha se demokrati Bardhi gënjeu dhe se Partia Socialiste është brenda afatit për t’u shprehur në lidhje me raportin e saj për këtë çështje. Ai sqaroi publikun se duke respektuar afatin raportet do të jenë gati në seancën më të parë, që i bie ajo e 12 marsit.

Kuvendi gjithashtu miratoi ndryshimet në qeveri të propozuara nga kryeminsitri Edi Rama.

Ndryshime janë:

Belinda Balluku largohet nga detyra dhe zëvendësohet nga Enea Karakaçi, i cili merr postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Albana Koçiu zëvendëson Belinda Ballukun në detyrën si zv/kryeministre.

Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar Albana Koçiun.

Toni Gogu merr postin e Ministrit të Drejtësisë, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin.

Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, ndërsa nga detyra largohet Elisa Spiropali.

Ermal Nufi merr detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun.

Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun.

 

shkarkimin e belinda ballukut 85 deputetë votojnë pro

Lini një Përgjigje