TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 11:07

“Do votoni kokëvarur edhe për imunitetin e Ballukut”, Berisha-socialistëve: Shikoni se çfarë ndodhi me Ajatollahun

Shkruar nga Pamfleti
“Do votoni kokëvarur edhe për imunitetin e Ballukut”,
Sali Berisha

Kreu demokrat, Sali Berisha, edhe pse nuk kishte mikrofonin ndezur në seancën plenare, e cila u përfshi nga tensionet, nuk ka nguruar të paralajmërojë socialistët për atë se çfarë do të bëjnë dhe me çfarë do të përballen.

Pas replikave me Elisa Spiropalin, ish-ministren e Jashtme, Berisha paralajmëroi socialistët se do të votojnë kokëvarur për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Do e shihni, u them unë ju. Prisni, zbatoni urdhra, por u garantoj se do votoni kokëvarur që ajo të shkojë në burg. Dhe pastaj edhe të tjerët. A e shihni çfarë ndodh me Ajatollahun apo jo?

Koha e diktatorëve ka ikur. Shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët shohin diktatorët të bien njëri pas tjetrit.

Mendoni se do durojnë Edi Ramën? Jo, koha e tij ka marrë fund.

Koha juaj ka marrë fund. Vendi juaj është atje ku shkojnë kriminelët.

Histeri, histeri politike duartrokitja juaj. Po shihni se si do dalë kjo duartrokitje.

Prisni, prisni!”, u shpreh Berisha.

berisha kuvend socialistet

1 Komente

  1. T
    Tironci

    C'fare po thote bufi keshtu? Me sa di une Ajetollah ishte non grata nga USA ashtu sic eshte dhe ky bufi matuf. Ka harruar gomari titullin e larte qe ka marre si familje ashtu sikurse the familja e Ajetllauhut e kishte.

    Lini një Përgjigje