TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 11:30

Vota pro Elisa Spiropalit, reagon Jozefina Topalli: Ishte lapsus teknik

Shkruar nga Pamfleti
Vota pro Elisa Spiropalit, reagon Jozefina Topalli: Ishte lapsus teknik
Vota pro Elisa Spiropalit, reagon Jozefina Topalli

Mazhoranca ditën e sotme votoi me 83 vota pro ndryshimet në shtatë ministri gjatë një seance parlamenti të shoqëruar me debate dhe bllokim të foltores nga ana opozitës.

Gjatë procesit të votimit, shkarkimi i zv.kryeministres Belinda Balluku mori numrin më të madh të votave pro, 85, ndërsa ajo që ra në sy ishte vota kundër e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit për shkarkimin e ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.

Këtë veprim Jozefina Topalli e ka shpjeguar më pas, ku sipas saj ka qenë një lapsus teknik dhe jo shprehje e vullntetit të saj politik.

“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik. Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar", u shpreh Jozefina Topalli.

Ish-Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali e cila u shkarkuar të enjten e kaluar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së kur ministrat kishin zyrtarisht raportimin, ka folur në Kuvendin e Shqipërisë ditën e sotme.

Spiropali tha se ishte habitur se si e dinte më para kryedemokrati Sali Berisha që ajo s’do ishte me ministre.

“Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë tjetër të huaj. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas sic duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Çdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër”, tha Spiropali.

 

vota pro elisa spiropalit reagon jozefina topalli

Lini një Përgjigje