TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 11:11

Ndryshimet në qeveri, Berisha dhe Topalli votë pro Spiropalit

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshimet në qeveri, Berisha dhe Topalli votë pro Spiropalit
Berisha dhe Topalli votojnë kundër largimit të Spiropalit në Kuvend

Sot në Kuvend mazhoranca votoi me 83 vota pro ndryshimet në shtatë ministri gjatë një seance parlamenti të shoqëruar me debate dhe bllokim të foltores nga ana opozitës.

Gjatë procesit të votimit, shkarkimi i zv.kryeministres Belinda Balluku mori numrin më të madh të votave pro, 85, ndërsa ajo që ra në sy ishte vota kundër e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit për shkarkimin e ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.

Ndryshimet në qeveri, Berisha dhe Topalli votë pro Spiropalit

Nuk dihet se kush e ka shtypur butonin e kreut të PD-së, Sali Berisha, pasi ky i fundit ndodhej në foltore në momentin që është hedhur dekreti në votim.

Në reshtin ku ulet Sali Berisha ndodhej vetëm kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmen Bardhit.

Dekreti për shkarkimin e zv. kryeministres Belinda Balluku

Votimi: 85 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekreti për shkarkimin e ministres së Jashtme Elisa Spiropali

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 2 kundër

Dekreti për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu

Votimi: 81 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekreti për shkarkimin e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekreti për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekret për shkarkimin e ministrit për marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu

Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Dekret për emërimin e zv.kryeministres Albana Koçiu

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 3 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 4 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari

Votimi 83 pro, 0 abstenim, 4 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi

Votimi 83 pro, 0 abstenim, 6 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu

Votimi 83 pro, 0 abstenim, 5 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të Infrastrukturës, Enea Karakaçi

Votimi 83 pro, 0 abstenim, 6 kundër

Dekreti për emërimin e ministrit të marrëdhënieve me Parlamentin, Eriona Ismaili

Votimi 82 pro, 0 abstenim, 4 kundër

 

berisha dhe topalli votojnë kundër

Lini një Përgjigje