TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2026, 13:05

Berisha: Smart City, çmimet e Ramës 30 herë më të larta se vlera e tregut

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Smart City, çmimet e Ramës 30 herë më të
Sali Berisha

Projekt korruptiv e ka konsideruar kreu demokrat, Sali Berisha, atë të Smart City, ndërsa theksoi se çmimet janë 30 herë më të larta se vlera reale e kamerave që do të përdoren.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se në qoftë se kamera e trupit të policit kushton në këtë projekt 15.700 euro, ajo blihet kudo me 1000- 1500 euro.

“Në rast se kamera e rrugës kushton 52 mijë euro, kjo kamerë blihet lirshëm me 2 mijë euro. Pra është 25 herë më e shtrenjtë se sa gjendet në treg.

Kostot e projektit në tërësi rezultojnë, krahasuar me zbatimin e tyre në vendet e tjera, në proporcion të paktën 10-12 herë më të larta”, tha Berisha.

Në vijim, duke bërë krahasime, kreu demokrat u shpreh se në Bengalore të Indisë ky projekt ka kushtuar 67 milionë dollarë për një popullsi 8 milionë banorë, mbi katërfishin e popullsisë së Shqipërisë, ndërsa këtu kushton 157 milionë euro.

“Edhe këtu dora e zezë e kunatit famëzi me prestanome është e sigurt. Imagjinoni pra vjedhjet 15-fishi i kostos të një qyteti të famshëm në Indi. Dënoj me forcën më të madhe një projekt të tillë si një vjedhje të përmasave të papërmbajtura, si një dhunim dhe cenim i madh i sigurisë kombëtare të shqiptarëve, i privacisë së tyre. Ata tani nuk mund të shkojnë më tek njëri-tjetrit pa syrin e Ciklopit mbrapa dhe ky është Edi Rama. Sigurisht që PD do e ngrejë më forcën më të madhe këtë çështje edhe në institucionet ndërkombëtare pasi përbën një shkelje fondamentale të të drejtave të njeriut”, tha Berisha.

smart city edi rama projekti korruptiv

Lini një Përgjigje