TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2026, 12:43

Projekti "Smart City", Berisha: I paligjshëm, shkelet privatësia e qytetarëve! 

Shkruar nga Pamfleti
Projekti "Smart City", Berisha: I paligjshëm, shkelet
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat nga selia blu, ka denonuar sërish projektin e qeverisë "Smart City".

Survejimin që synohet nga qeveria Rama, Berisha e cilëson të paligjshëm, teksa thekson se do të shkelet privatësia e qytetarëve.

“Jam para jush për të denoncuar përsëri, projektin e quajtur Smart City, qyteti i mençur të themi. Së pari si projekt, ky synon survejimin e plotë të lëvizjeve të çdo qytetari. Në qoftëse një vit më parë, u vendosën në të gjitha kompanitë të telefonave, aparaturat e regjistrimit të plotë, të internetit dhe telefonave të qytetarëve në pretekstin e ndërprerjes së Tiktok-ut, tani me Smart city, Edi Rama kompleton survejimin më të paligjshëm dhe më total të qytetarëve shqiptarë, të ço lëvizjeve të tyre dhe ky përbën asgjësimin e plotë të privatësisë së tyre, pasi ky sistem regjistron  jo vetëm individin, por edhe fytyrën me të gjithë emotivitetin e individit. Lëvizjet e tij në çdo destinacion, vizitat e tij tek miqtë, të afërmit e shokët. Privatësinë e tij në lokale dhe kudo që shkon”, deklaroi Berisha.

projekti smart city sali berisha

Lini një Përgjigje