Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, në fjalën e saj gjatë Konferencës së Kryetarëve, u ndal te shqetësimet që lidhen me përhapjen e dezinformimit dhe lajmeve të rreme në hapësirën publike.
Ajo theksoi se gjatë fundjavës është përhapur një lajm plotësisht i pavërtetë dhe i pambështetur në asnjë fakt, i cili ka vënë në shënjestër familjarë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Sipas Spahiut, pavarësisht se mediat që e publikuan këtë lajm u vunë në dijeni të së vërtetës, ato vijuan të përhapin shpifjet e hedhura nga Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.
“Është e papranueshme ajo që ndodhi. Duhet të gjenden mekanizmat që raste të tilla të mos mbeten pa përgjegjësi dhe personat që orkestrojnë lajme të rreme të mbajnë përgjegjësi, qoftë edhe penale”, u shpreh Spahiu.
Ajo theksoi se lufta kundër dezinformimit është e domosdoshme për të mbrojtur integritetin e debatit publik dhe për të garantuar respektimin e standardeve etike në media dhe politikë.
Ku ka dezinformim më të madh se sa kur patronazhistët tuaj hapin me mijra profile false, ku me demek mbështesin qeverinë dhe liderin global Edi Rama. Rasti që përflitet vajza e z.Paleshi ka mundësi që të jetë e porositur me qëllim që të relativizohen ato që jo patronazhistët në rrjetet sociale postojnë për bëmat e qeveritarëve parlamentarëve bashkiakëkëve dhe pushtetarëve të gjitha niveleve. Këtë fenomen të "milingonave dhe mizave elektronike" e ka denoncuar mbrëmë datë 18.01.2026 nga një këndvështrim tjetër: Kryetari i Lëvizjes Atdheu z. Kreshnik Osmani.