
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, njëkohësisht këshilltari ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti, duke folur në tubimin qytetar poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, tha se viti 2024 do të mbahet mend si viti i vjedhjes.
Teliti theksoi se rezistenca e njerëzve të lirë do të vijojë deri në ditën që drejtësia do të vendoset.
“Rezistenca e njerëzve të lirë do të vazhdojë deri në ditën që drejtësia do të vendoset dhe deri ditën që Shqipëria të mos ketë më të burgosur politik, siç është sot kryetari i PD-së Sali Berisha, i cili në mënyrë të padrejtë dhe pa prova mbahet i mbyllur vetëm për të goditur opozitën dhe shpirtin e lirë të shqiptarëve”, theksoi Teliti.
Ndërkaq, Teliti thekson se viti 2024 do të mbahet mend si viti i korrupsionit, pasi sipas tij paratë e taksapaguesve shkojnë për drejtorat.
“Liria nuk dhurohet, por fitohet. Viti 2024 do të mbahet mend si viti i korrupsionit 100%. Do të mbahet mend si viti kur Shqipëria regjistroi rekordin e saj Guinnes, ku nuk vidhen më paratë me afera korruptive të thjeshta siç kemi parë këto vitet e fundit, por tashmë merren paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë dhe futen në xhepat e drejtorëve dhe shefave të tyre politikë”, u shpreh Teliti.
Lini një Përgjigje