
Kryeministri Edi Rama do të jetë edhe në Londër me shqiptarët, e veçanërisht me “çunat” e Kukësit në kuadër të turit që është emërtuar “Krenar për Shqipërinë”.
Këtë e konfirmoi të shtunën Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, gjatë një takimi me strukturat e PS-së në Kukës, ku pati diskutime edhe për votën e diasporës.
“E gjithë diaspora e Kukësit, në Greqi, Itali, por sidomos në Angli, është e ftuar të marrë pjesë në takimet me kryeministrin. PS e ka dëshmuar tashmë që është për votën e diasporës”, tha Klosi.
Gjatë takimit, Klosi tha se Partia Socialiste synon që Shqipëria e vitit 2030 të shndërrohet në një pikë referimi në rajon.
Turi i kryesocialistit ka të konfirmuar deri tani 4 takime në 12 maj në Athinë, 26 maj në Milano, Londër në 2 qershor dhe Dyseldorf në 16 qershor.
Ndërkohë, drejtuesit e PS-së kanë nisur një tur takimesh me degët lokale, duke përgatitur strukturat për zgjedhjet e delegatëve dhe Kongresin që pritet të mbahet në qershor.
Lini një Përgjigje