TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2024, 18:28

Kush po i fsheh emrat e zyrtarëve të liruar nga amnistia?

Shkruar nga Pamfleti

Kush po i fsheh emrat e zyrtarëve të liruar nga amnistia?

Skandal është fakti, që emrat e tyre nuk po i bëjnë publike as SPAK dhe GJKKO që i kanë dënuar; duke aktruar sikur ankohen, se nxjerrja nga burgu dhe ulja e dënimeve, zhvlerëson luftën e tyre dhe i intimidojnë, duke u përcjellë  mesazhin: “Drejtësia i dënon, politika i liron”...


Pazari Rama-Berisha për amnistinë penale, nuk është vetëm klientelist e politik mes PS-së dhe Foltores, por ka përfshirë e ka bërë pjesë të këtij “llumi” dhe institucionet e drejtësisë, të cilët po u shërbejnë duke fshehur emrat e zyrtarëve hajdutë që u liruan.

Qysh më 18 prill 2024, “Pamfleti” paralajmëroi, se do liroheshin nga burgu e do përfitonin ulje dënimi, zyrtarë të dënuar nga SPAK e GJKKO; dhe emrat e tyre nuk do bëheshin publik, ngaqë të gjithë ata kanë lidhje me politikanët e lartë, madje dhe biznesmenë e trafikantë të dënuar.

Përveç pazarit për lirimin dhe uljen e dënimit, Edi Rama e Sali Berisha kanë urdhëruar drejtuesit e drejtësisë, të mos publikojnë emrat e zyrtarëve të liruar, dhe ata u janë bindur e po shkelin ligjin.

Katër institucionet, domethëne drejtuesit e tyre, që po mbajnë të fshehtë emrat e zyrtarëve hajdutë që u liruan, janë: Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK-u, Gjykata e Posaçme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Këto institucione të drejtësisë kanë detyrim ligjor, që në faqet e tyre zyrtare dhe me njoftime për mediat, të publikojnë emrat e të gjithë të dënuarëve që kanë përfituar nga amnistia penale, shoqëruar me të dhënat personale, veprat për cilat janë dënuar, vitet e dënimit dhe kohën e faljes.

Por institucionet e drejtësisë nuk i publikojnë, sepse kanë marrë urdhër nga krerët e politikës, që t’i mbajnë të fshehtë emrat e krejt përfituesve, mbasi mes tyre janë dhe 106 zyrtarë hajdutë, 36 biznesmenë e 44 trafikantë, të cilat janë dënuar nga SPAK e GJKKO, për vepra penale të përbashkëta korrupsioni, trafiqesh e kontrabande.

Skandal është fakti, që emrat e tyre nuk po i bëjnë publike as SPAK dhe Gjykata e Posaçme që i kanë dënuar; duke aktruar sikur ankohen, se nxjerrja nga burgu dhe ulja e dënimeve, zhvlerëson lufën e tyre dhe i intimidojnë, duke u pëcjellë mesazhin: “Drejtësia i dënon, politika i liron”.

Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe Gjykata e Posaçme, i kanë emrat e personave që u liruan dhe përfituan nga amnistia, mes tyre dhe zyrtarët e dënuar; sepse kanë firmosur urdhrat në zbatim të amnistisë, por nuk i publikojnë, duke u bërë palë me krerët e politikës që i liruan.

Emrat i ka Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, institucionet që kanë në juridiksion burgjet dhe kanë zbatuar amnistinë emër për emër, por i ka dhe Policia e Shtetit, sepse sipas ligjit i mbikëqyr të dënuarit pas daljes nga burgu.

Lidhur me këtë përdhosje të drejtësisë së re nga dyshja Rama-Berisha dhe miratuar nga deputetët e PS-Foltores; ministri Ulsi Manja është thirrur në interpelancë nga kryetari i PD, Lulzim Basha.

Sipas informacionit që ka “Pamfleti”, Edi Rama nuk do të jetë në seancë, mbas do shkojë të takojë popullin në Greqi; Sali Berisha është në “Arrest shtëpie”, ndërsa deputetët e Foltores janë udhëruar prej tij, të mos jenë në seancë gjatë interpelancës për lirimin e zyrtarëve hajdutë. /Pamfleti
 
 

Lini një Përgjigje