TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2024, 14:25

"Kambanë alarmi", PD akuza qeverisë: Mbi 62 mijë shqiptarë nën 18 vjeç kanë kërkuar azil në vendet e BE-së

Shkruar nga Pamfleti

"Kambanë alarmi", PD akuza qeverisë: Mbi 62 mijë

Partia Demokratike përmes deputetes Andia Ulliri, akuzoi qeverinë Rama se me politikat e saj është kthyer në shkaktaren kryesore të largimit të të rinjve për azil, dhe se me programin e saj, PD do ta ketë rininë në plan të pare.

Ajo theksoi se 64 mijë e 215 shtetas shqiptarë të moshës nën 18 vjeç, kërkuan azil në vendet e BE-së. Bazuar në këto statistika, Ulliri tha se është qeverisa e Ramës ajo që po shpopullon Shqipërinë duke larguar të rinjtë.

“Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se pas ardhjes së qeverisë së Edi Ramës në pushtet në vitin 2013 e deri në vitin 2023 nga Shqipëria për në vendet e Bashkimit Evropian kanë kërkuar azil mbi 64 215 shtetas shqiptarë të moshës nën 18 vjeç.

Në raport me popullsinë, Shqipëria ka normën e dytë më të lartë në botë dhe lë pas Sirinë, si vend në konflikt të përgjakshëm dhe në luftë civile.

Shpopullimi i vendit dhe largimi i të rinjve është një kambanë alarmi për familjen shqiptare. Partia Demokratike e Shqipërisë zotohet për ta pasur rininë në plan të parë të fokusit të saj në hartimin e programit dhe në përbërjen e ekipit të ardhshëm”,  tha Ulliri. 

pd

Lini një Përgjigje