TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2024, 11:30

Amnistia penale, Basha akuza Rithemelimit: E bënë për të korruptuarit, janë rimorkio e urbanit të prishur të Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Amnistia penale, Basha akuza Rithemelimit: E bënë për të

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur lidhur me amnistinë e miratuar në Parlament mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij nga një takim me Kuvendin Zgjedhor të degës nr.3 në Tiranë, Basha tha se ata miratuan amnistinë për të korruptuarit dhe jo për protestuesit.

“E zvarritën sa e zvarritën amnistinë derisa një ditë të bukur thanë ejani të bëjmë amnistinë, sepse brenda kishin futur atë që në gjuhën popullore quhet “mishi i dhisë”. Amnisti me mish dhie do të thotë amnisti për të korruptuarit dhe jo për protestuesit kundër korrupsionit. Këtë bënë. Por nuk e bënin dot pa disa vota nga ata që ulen në atë karrige me votat e opozitës. Me mundin, djersën dhe gjakun e demokratëve”, tha kreu i PD.

Ndërkohë, sa i përket reformës zgjedhore, Basha u shpreh se propozimet e tij janë të mbështetura nga të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike.

“Të cilat siç e dini fare mirë, po të dalim jashtë i përqafon çdo qytetar pavarësisht prej bindjeve politike. Për listat e hapura, për votimin elektronik dhe numërimin elektronik, për Shqipërinë një zonë që garanton barazinë e votës dhe për votën e diasporës.

Ky është një rast tjetër ku duket qartë se kush e bën betejën për shqiptarët dhe kush e bën këtë betejë për demokratët dhe kush është kthyer në rimorkio të urbanit të prishur të Edi Ramës. E prishën komisionin e reformës zgjedhore se do të ndërtonin një tjetër celulë 3 plus 3.

Ka më shumë se dy muaj që komisioni i reformës zgjedhore u asgjësua me dorën e atyre që i thonë vetes opozitë, por që në fakt janë rimorkio e Edi Ramës”, tha Basha.

Lini një Përgjigje