TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2024, 13:11

Tabaku: Vendosja e taksës ndaj profesioneve të lira do të rrisë çmimet për qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

Tabaku: Vendosja e taksës ndaj profesioneve të lira do të

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, tha se taksa e profesionistëve të lirë do të rrisë çmimet për shërbimet.

Ajo u shpreh se çmimet e noterëve, përkthyesve, avokatëve e kështu me radhë do të rriten për çdo shqiptar.

Sipas deputetes, sondazhet tregojnë se 37% të këtyre bizneseve mendojnë të rrisin çmimin ndërsa një pjesë e konsiderueshme mendojnë të largohen. Ajo ngre shqetësimin se pikërisht kjo sjellje e qeverisë ka shkatërruar biznesin dhe ka ngritur një sistem të pandershëm.

“Qindra të rinj kanë shkruajtur duke pyetur për taksën e profesioneve të lira. Shikoni ky nuk është një grup njerëzish që po i vendos një taksë e po ankohen. Këtu bëhet fjalë për ajkën e shoqërisë, për profesionistë të lirë të cilët ofrojnë shërbime që nuk i ofron askush tjetër. Ndërkohë që flasim 37% e këtyre bizneseve, që do të thotë ekonomistë, financierë, kontabilistë, noterë, avokatë janë duke rritur çmimet e shërbimeve të tyre.

Zinxhir do të rriten dhe në shërbime të tjera. Ndërkohë që 23% prej tyre mendojnë që ta mbyllin biznesin e tyre dhe të largohen. A është emigrimi zgjidhje? A është rritja e taksave ndërkohë që ti ke përjashtuar taksa të tjera, zgjidhje nga ana e Qeverisë që të taksojnë trurin?

Qoftë edhe deri në 40%, më shumë se çdo produkt tjetër në Republikën e Shqipërisë. Kjo është beteja që po bëjmë, që të mos taksohet më shumë truri se karriget, se malli, se akciza e naftës dhe se çdo produkt tjetër. Ta vlerësojmë e ta mbështesim trurin dhe ta stimulojmë një biznes!”, u shpreh Tabaku në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje