
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pyetur në lidhje me sjelljen e Ilir Metës, ka dhënë një përgjigje duke cituar aktorin e famshëm Clark Gable, në filmin popullor të shekullit të shkuar, “Gone with the wind”.
“Ishte pyetja e fundit kjo? Po zgjedh të citoj një fjali shumë të famshme nga një film që të gjithë e dinë. “Frankly, my dear, I don’t give a damn” (Sinqerisht, e dashur, nuk më plas fare)”, ka thënë Basha.
Kjo përgjigje shkaktoi hilaritet në studio në Podkastin “Inside Albania” ku kreu i PD foli për rezolutën që ai përgatiti dhe që u miratua në Këshillin e Europës muajin e shkuar, për anëtarësimin e Kosovës në KiE, si dhe për përgatitjen e PD për zgjedhjet e ardhshme.
Lini një Përgjigje