
Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme me grupin parlamentar dhe ministrat, e cila pritet të transmetohet edhe drejtpërsëdrejti.
Mbledhja pritet që të mbahet ditën e martë, pas pushimit të Pashkëve, ndërkohë që mësohet se Rama ka kërkuar që të mos mungojë asnjë deputet.
Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Edi Ramës, por mund të merret me mend se ai lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante edhe për shkak të disa goditjeve të SPAK-ut, qoftë ndaj opozitës, po qoftë edhe ndaj disa zyrtarëve të lartë në institucionet qendrore apo në Bashkinë e Tiranës. /Top Channel
Lini një Përgjigje