TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2024, 19:26

Ramës nuk i dalin llogaritë e zgjedhjeve, thërret në mbledhje urgjente ministrat dhe deputetët; ultimatum që asnjë të mos mungojë

Shkruar nga Pamfleti
Ramës nuk i dalin llogaritë e zgjedhjeve, thërret në
Edi Rama

I pritshëm edhe ndonjë ndryshim në qeveri, pasi në fushë janë zgjedhjet e 2025.

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e martë në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai vetë si edhe ministrat e kabinetit dhe deputetët socialistë.

Rama ka urdhëruar që asnjë të mos mungojë, ndërsa mbledhja konsiderohet shume e rëndësishme për zhvillimet e brendshme partiake qe lidhen me rienergjizimin e partisë.

Kjo mbledhje ‘top sekret’ duket se ka edhe një rëndësi të veçantë edhe sa i përket zhvillimeve të politikës në tërësi.

Pritet që kryeministri t’iu bëjë ‘dush të ftohtë’ ministrave dhe deputetëve.

Po ashtu është i pritshëm edhe ndonjë ndryshim në qeveri, pasi në fushë janë zgjedhjet e 2025.

Si duket Ramës nuk po i dalin llogaritë dhe do të bëjë një ‘formatim’ në qeveri pas një sërë një skandalesh që i kanë plasur.

Mbeten për t'u parë se cilat do jenë lëvizjet e 'Bablokut', se shumë i rënduar psikologjikisht dhe i pakënaqur me të tijët është shfaqur këto kohë.

Kujtojmë që dje në mëngjes, Edi Rama mblodhi në selinë e PS, drejtuesit politikë, me të cilët ndau detaje për zgjedhjet e brendshme që partia në pushtet do të zhvillojë në datat 10-11 maj.

edi rama ps

Lini një Përgjigje