TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Janar 2025, 14:02

Vdekja e 12-vjeçarit në QSUT,  mjekja kallëzon nënën e fëmijës: Më ka dhunuar

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e 12-vjeçarit në QSUT,  mjekja kallëzon

Nëna e 12-vjeçarit i cili humbi jetën në 8 janar në Spitalin Pediatrik në QSUT akuzohet se ka dhunuar mjeken e këtij spitali me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit të saj.

Pas kallëzimit të mjekes së spitalit pediatrik lidhur me rastin, Policia ka nisur hetim ndaj 44-vjeçares, (nënës së 12-vjeçarit).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasen R. S., 44 vjeçe, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja J. B., mjeke në Spitalin Pediatrik, se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në ambientet e këtij spitali, me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit 12-vjeçar të shtetases R. S., i cili ka humbur jetën më datë 08.01.2025, në këtë spital”, njofton policia.

Kujtojmë se në 8 janar humbi jetën në QSUT, 12-vjeçari nga Maliqi. Në reagimin e saj QSUT deklaroi se i mituri u diagnostikua me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Lini një Përgjigje