TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Janar 2025, 13:07

I kërkuan 2 mijë euro një 40-vjeçareje për t'i fshirë fotot intime, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

I kërkuan 2 mijë euro një 40-vjeçareje për t'i

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona pasi kërcënonin dhe shantazhonin një 40-vjeçare.

Albano Xheka 45 vjeç dhe Artur Lika 25 vjeç u arrestuan pasi i kanë kërkuar një shtetase shumën prej 2 mijë eurosh, me qëllim që të fshinin fotot e saj intime në rrjetin social TikTok.

Ata akuzohen për veprat penale: “Falsifikimi kompjuterik”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

“Kanosën me anë të celularit, një shtetase, që t’iu jepte 2000 euro, për të fshirë disa foto intime të saj, nga rrjeti social “Tik Tok”, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Profili”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Xh., 45 vjeç dhe A. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nëpërmjet celularit, një 40-vjeçare, për dhënien e shumës 2000 euro, që të fshinin disa foto intime të saj, nga rrjeti social “Tik Tok”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje