TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Janar 2025, 08:21

Aksident në aksin Levan- Tepelenë, plagosen 2 persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Levan- Tepelenë, plagosen 2 persona
Pamje ilustruese

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje