TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2025, 18:59

Dyshohen si autorët e ekzekutimit të Davellas, si policia greke ra në gjurmët e vrasësve me pagesë nga Shqipëria? (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohen si autorët e ekzekutimit të Davellas, si policia greke ra

Hetuesit grek kanë dyshime se dy shqiptarët e arrestuar sot në Athinë, Jenis Tulja e Mirjan Guveli, janë vrasës profesionistë me pagesë.

Policia greke arrestoi ditën e sotme dy shqiptarë të cilët dyshohet se janë autorët e ekzekutimit të Irakli Davellas dhe plagosjes së 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa, në Thermomakedonon më 15 dhjetor 2024.

Hetuesit grek kanë dyshime se dy shqiptarët e arrestuar sot në Athinë, Jenis Tulja e Mirjan Guveli, janë vrasës profesionistë me pagesë.

Dyshohen si autorët e ekzekutimit të Davellas, si policia greke ra
Vendi i ekzekutimit të Irakli Devallës më 15 dhejtor 2024

Si ranë në gjurmët e policisë?

Në 15 dhjetor 2024, dy persona pasi kanë hapur zjarr në Thermomakedonon ndaj 47-vjeçarit Irakli Davella dhe 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa, dy të dyshuarit janë larguar me një automjet “Renault” Kadjar të cilit i kishin vendosur targa false.

Pas vrasjes mjetin e kanë parkuar në një park në Nea Smyrni. Policia ka zbuluar mjetin dhe e ka mbajtur në mbikëqyrje. Disa ditë më pas, dy persona janë afruar dhe kanë ndërruar targat e mjetit si dhe kanë lyer me klor kabinën e mjetit. Gjatë kohës që kanë qenë nën vëzhgim nga policia, njëri nga dy të dyshuarit ka udhëtuar 5 herë drejt Shqipërisë.

Nga kontrolli në banesat e tyre në “Nea Smyrni” dhe “Peristeri”, janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri “Kallashnikov” dhe 1 armë zjarri “Scorpions”.

Kush janë dy shqiptarët e arrestuar?

Dyshohen si autorët e ekzekutimit të Davellas, si policia greke ra
Dy të arrestuarit në greqi

44-vjeçari Jenis Tulja nga Tirana, është i skeduar në Greqi edhe si Denis Ruci, ndërsa 45-vjeçari nga Saransa Mirjan Guveli është i skeduar edhe si Mario Guveli.

Ata rezultojnë pothuajse të pastër penalisht në Greqi, pasi më parë kanë qenë të arrestuar njëri për një rast të kapjes së një sasie të vogël droge dhe tjetri për një vjedhje të vogël.

Vëllai i Jenis Tuljas, shtetasi Fation Tulja 40 vjeç, rezulton i arrestuar në prill 2024 në Tiranë me një armë zjarri pistoletë pa leje.

Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli banojnë prej vitesh në Athinë, teksa i pari rezulton pronar edhe i një kafeneje në “Petroupoli” të Athinës.

Kush ishte Irakli Davella

Dyshohen si autorët e ekzekutimit të Davellas, si policia greke ra
Irakli Devalla

Irakli Davella, në Athinë konsiderohej një personazh i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi. Në një dokument zyrtar të Parlamentit grek në vitin 2013, ku përmenden personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobvënie, vrasje, pastrim parash etj, nënvizohet edhe emri i 47-vjeçarit nga Mesopotami i Finiqit.

Ky i fundit rezulton të kishte pasur lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit e Sarandës, madje edhe pronar i pasurive të paluajtshme në këto vende.

Ai rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Tre të fundit bashkë me Davellën kishin krijuar vite më parë një grup kriminal që vepronte në Athinë.

Lini një Përgjigje