TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2025, 17:43

Ekzekutimi i Davellës në Greqi, autorët e dyshuar vepruan si vrasës me pagesë; si u zbuluan dhe tentativa për të shpëtuar nga arrestimi

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Davellës në Greqi, autorët e dyshuar vepruan si

Dy shqiptarët e arrestuar për vrasjen e Irakli Davellës dhe plagosjen e Edi Luloas alias Etmond Hysa, ngjarje e ndodhur në 15 dhjetor 2024 në Thermomakedonon në Athinë, dyshohet se janë vrasës me pagesë.

Si autorë të dyshuar të ngjarjes janë arrestuar Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli 45 vjeç nga Saranda.

Mediat greke shkruajnë se autoritetet besojnë se këta janë ekzekutorë profesionistë, pasi kanë vepruar shpejt dhe me saktësi.

Në këtë aspekt, mediat greke shkruajnë se ata kanë qëlluar ndaj objektivit të tyre 4 herë saktësisht. Në banesën e të arrestuarve si të dyshuar, Policia ka bllokuar edhe dy automatikë kallashnikov dhe një skorpion.

Gjithashtu, burime të mirëinformuara thanë se nga të dhënat e deritanishme rezulton se dy autorët janë paguar për vrasjen, pra bëhet fjalë për një “kontratë vdekjeje” me pagesë, raportojnë mediat greke.

Dy të arrestuarit, siç rezultoi nga hetimi i EL.AS-it, në të kaluarën, kishin shqetësuar autoritetet për krime të lehta, konkretisht njëri për sasi të vogël droge dhe tjetri për një vjedhje.

Sipas informacioneve, autorët pas vrasjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë Renault Katzar ngjyrë të errët me targa false dhe janë parkuar në një park në Nea Smyrni.

Drejtuesit e EL.AS. përmes informacioneve dhe pamjeve të kamerave në zonë kanë arritur të lokalizojnë mjetin e përdorur nga autorë të panjohur deri atëherë.

Ata e vunë vendin nën mbikëqyrje 24 orëshe. Vlen të theksohet se gjatë hetimeve për vrasjen, njëri nga dy të arrestuarit shkoi pesë herë në Shqipëri, por lëvizjet e tij nuk arritën të çorientonin policët që e kishin nën vëzhgim.

Lini një Përgjigje