TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2025, 15:14

Ekzekutimi mafioz i Irakli Davellës në Athinë, policia greke arreston dy shqiptarë!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi mafioz i Irakli Davellës në Athinë, policia greke

Policia greke ka arrestuar mesditën e sotme dy persona të cilët akuzohen për vrasjen e Irakli Davellës. Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë 42 dhe 43 vjeç.

Davella u ekzekutua në vendin e quajtur Thrakomaqedhones në 15 dhjetor 2024. Në ngjarje u plagos rëndë edhe shtetasi shqiptar Edi Lulo.

Sulmi i dyfishtë ndodhi pak minuta pas orës 13:00 të së dielës së 15 dhjetorit. Irakli Davella dhe Edi Lulo ishin në një kafene me të paktën një person tjetër.

Gjatë largimit të tyre dhe teksa lëviznin në këmbë drejt makinave të tyre, ata u sulmuan. Irakli Davella u qëllua në kokë dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Edi Lulo u dërgua në spital në gjendje kritike.

Hetuesit besojnë se prita vrasëse është vazhdimësi e “spastrimit” që nisi  majin e kaluar në Bajron, me shfarosjen e një shtetasi shqiptar 32-vjeçar.

Oficerët e policisë të ngarkuar me hetimin besojnë se ka mundësi që viktimat e sulmeve në Bajron dhe Thrakomedones të jenë anëtarë të së njëjtës organizatë kriminale dhe të jenë në shënjestër të  një bande rivale për kontrollin e  trafikut të drogës .

Irakli Davella, 47 vjeç  ishte i njohur për autoritetet, pasi në vitin 2011 ishte ngritur një dosje ndaj tij dhe 9 personave të tjerë, shumica e të cilëve ishin anëtarë të mafies, për krijimin e një organizate kriminale, shantazhe dhe krime të tjera. Pak kohë më vonë, emri i tij u përfshi edhe në një dosje tjetër, me 17 persona, të formuar nga Policia e Sigurisë së Korfuzit për organizatë kriminale, falsifikim dhe shkelje të ligjit për çeket pa mbulim.

Megjithatë, vitet e fundit, ai i kishte thënë të afërmve, miqve dhe njohësve se kishte distancuar veten nga krimi dhe se aktivitetet e tij të vetme ishin bizneset që kishte në Peristeri dhe me qiramarrjen e automjeteve.

Lini një Përgjigje