TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2025, 15:54

Lejuan dy shtetas të peshkonin në liqenin e Ohrit, pezullohen nga detyra 3 policë të kufirit

Shkruar nga Pamfleti

Lejuan dy shtetas të peshkonin në liqenin e Ohrit, pezullohen nga

Tre punonjës policie në stacionin e Policisë Kufitare të Pogradecit janë pezulluar nga detyra bazuar në urdhërin e Prokurorisë, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë.

Tre efektivët e policisë dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të ‘falsifikimit të dokumenteve’ dhe ‘shpërdorimit të detyrës’.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik”, ndaj 3 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

➡️ N/Komisar I. T., me detyrë Specialist Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;

➡️ Inspektor K. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;

➡️ Inspektor F. I., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë”, thuhet në njoftimin zyrtar të AMP.

Vendimi i gjykatës, erdhi mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Korçë, pas dyshimeve të arsyeshme se këta punonjës policie, edhe pse kanë konstatuar më datë 28.12.2024 shtetasit E.P. dhe L.E. duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit, me veprime dhe mosveprime, kanë favorizuar aktivitetin e kundraligjshëm të këtyre shtetasve, me dyshime përfitimi.

 

Lini një Përgjigje