TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2025, 17:02

Dyshohet se ekzekutuan Irakli Davellën në Athinë, zbulohet identitet i dy shqiptarëve të arrestuar në Greqi! (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se ekzekutuan Irakli Davellën në Athinë, zbulohet

Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar për vrasjen e Irakli Davellës dhe plagosjen e Edi Luloas alias Etmond Hysa në 15 dhjetor 2024 në Thermomakedonon në Athinë.

Arrestimi i tyre u bë në një operacion të zhvilluar njëkohësisht në dy banesa në lagjet “Nea Smyrni” dhe “Peristeri” të Athinës, ku mësohet se është sekuestruar edhe një armë zjarri.

Ata janë Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli 45 vjeç nga Saranda. Dy të dyshuarit janë zbuluar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë së lëvizjes së mjetit nga u qëllua me armë zjarri

Mësohet se të dyshuarit nuk kanë lidhje me viktimat çka i bën hetuesit grekë të dyshojnë se ata janë vrasës me pagesë. Të tjera detaje pritet të zbulohen në orët në vijim.

Lini një Përgjigje