TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2025, 19:54

U ekstradua sot në Kosovë nga Shqipëria, kush është 35-vjeçari i dyshuar për trafikimin e 1 ton kanabis

Shkruar nga Pamfleti

U ekstradua sot në Kosovë nga Shqipëria, kush është

Autoritetet ligjzbatuese të Kosovës kanë ekstraduar sot nga Shqipëria një 35-vjeçar i dyshuar për laboratorin e drogës që u zbulua në Pejë pak muaj më parë.

Bëhet fjalë për Erion Etemaj, i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës dhe I arrestuar në Shqipëri në muajin dhjetor.

Dy muaj pas arrestimit të tij, ai sot është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policer ndaj Etemajt.

Etemaj dyshohet se është i përfshirë në veprat penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

 

Lini një Përgjigje