TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Janar 2025, 10:02

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet

32-vjeçari Erjon Meshi alias Arjon Mema është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në kuadër të operacioni “Latitant” u vu në pranga shtetasi Erjon Meshi, pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Gjykata e Trentos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale: “Mbajtje e paligjshme, shitje, prodhim, shpërndarje dhe trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e 32-vjeçarit në Itali.

“Kapet në Durrës dhe arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, pjesëtari i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Sektori i Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Latitant”.

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Erjon Meshi alias Arjon Mema, 32 vjeç.

Gjykata e Trentos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtje e paligjshme, shitje, prodhim, shpërndarje dhe trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje