TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Janar 2025, 12:30

Arrestimi i dy vrasësve me pagesë nga Shqipëria, policia greke jep detaje: Sekuestruam armë dhe mijëra euro (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i dy vrasësve me pagesë nga Shqipëria, policia greke

Policia greke ka reaguar lidhur me arrestimin e dy shqiptarëve, të dyshuar si autorët e vrasjes së 47-vjeçarit Irakli Davella dhe plagosjes së 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa në 15 dhjetor 2024 në Thermomakedones të Athinës.

Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli dyshohet se janë vrasës me pagesë, ndërsa policia greke konfirmon se nga ngjarja e rëndë mbeti i plagosur edhe një person i tretë.

Sipas policisë, operacioni i djeshëm është zhvilluar në “Peristeri” dhe “Nea Smyrni” të Athinës duke çuar në arrestimin e shtetasve Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli, 45 vjeç nga Saranda. Ata akuzohen për veprat penale “organizatë kriminale”, “vrasje”, “armëmbajte pa leje”, “falsifikim” dhe “mbajtje lëndësh narkotike”.

Sipas policisë, mesditën e së dielës, 15 dhjetor 2024, të dyshuarit u janë afruar 3 persona të cilët kanë qenë në këmbë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre, me pasojë vdekjen e 47-vjeçarit Irakli Davella nga fshati Mesopotam i Finiqit dhe plagosjen e 2 të tjerëve, njëri i identifikuar si 46-vjeçari Edi Lulo alias Etmond Hysa nga Puka, ndërsa më pas me një automjet janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga mbledhja dhe vlerësimi i mëvonshëm i informacionit dhe nga i gjithë materiali parahetimor i grumbulluar, i gjet mjeti i përdorur gjatë ngjarjes, i parkuar në zonën e “Nea Smyrni”.

Autorët kanë përdorur gjithsej 4 mjete për kryerjen e krimit, duke lëvizur në mënyrë zinxhir nga njëri në tjetrin, për të shmangur identifikimin dhe zbulimin. Për të shmangur arrestimin nga policia, autorët i kanë ndryshuar targat e automjetit që përdornin për t’iu afruar viktimave, e kanë parkuar vazhdimisht në vende të ndryshme dhe i janë afruar rregullisht për qëllime vëzhgimi, duke mbajtur një profil të ulët, duke mos treguar identitetin e tyre real në kontratën e qirasë.

Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre gjatë arrestimit, janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri “Kallashnikov”, 1 armë zjarri “Scorpions”, 2 jelekë antiplumb, 118 fishekë, 6 krehëra, 3 silenciatorë, pranga, 3 thika, pajisje TASER, pajisje portative GPS, 6 gramë marijuanë, celularë dhe karta SIM, 1 dron, dylbi, 5 automjete, çelësi automjeti dhe 79.500 euro.

Arrestimi i dy vrasësve me pagesë nga Shqipëria, policia greke

Arrestimi i dy vrasësve me pagesë nga Shqipëria, policia greke

Arrestimi i dy vrasësve me pagesë nga Shqipëria, policia greke

Arrestimi i dy vrasësve me pagesë nga Shqipëria, policia greke

Lini një Përgjigje