
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.
Mësohet se një 28-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin e drejtuar nga një 84-vjeçar.
Si pasojë e plagëve të marra i moshuari nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe për pasojë ka humbur jetë në spital.
“Shkodër/Informacion paraprak/ Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T., rreth 84 vjeç.
Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje