TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Janar 2025, 10:39

Kapen ‘mat’  me mbi 100 gram kokainë, në pranga tre të rinj në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Kapen ‘mat’  me mbi 100 gram kokainë, në pranga tre

Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kapën në flagrancë duke shitur kokainë.

Mësohet se të arrestuarit janë të moshave 21 dhe 19 vjeç, të tre banues në Tiranë. Policia u sekuestroi 107 gram kokainë dhe 3 celularë.

“Si rezultat i hetimeve të kryera për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, që kryhej nga 3 shtetas, është finalizuar operacioni policor i koduar “Collaboration 2”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

I.C., 21 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në afërsi të një qendre tregtare, në momentin e shitjes së një sasie kokaine (107 gramë), e cila iu gjet shtetasit Xh. M., gjatë kontrollit fizik”, njofton policia.

Lini një Përgjigje