TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Janar 2025, 13:29

Sherr me thika në Tiranë, plagosen 2 persona

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika në Tiranë, plagosen 2 persona

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Visha”, ndërsa mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Autori i ngjarjes është identifikuar si shtetasi Shpëtim Hyseni dhe është arrestuar nga policia.

Bëhet me dije se Agim Karafili 51 vjeç dhe Agron Karafili 57 vjeç u plagosën nga Shpëtim Hyseni për motive banale. 

Bëhet me dije se, dy vëllezërit janë konfliktuar me fqinjin e tyre, me sharje dhe fyerje, pasi kanë qenë të dehur. Më pas, konflikti ka agravuar në përleshje fizike ndërsa autori ka nxjerrë thikën dhe i ka plagosur.

"Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale", njoftoi policia.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Sherr me thika në Tiranë, plagosen 2 persona

Lini një Përgjigje