
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vite burg Ermes Hoxhallin, i cili akuzohet se krijoi një skemë mashtrimi ku premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në Amerikë.
Hoxhalli u dënua për falsifikim dokumentash dhe mashtrim kompjuterik, ndërsa përfitoi zbritjen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shktuar, dhe përfundimisht do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg.
20-vjeçari Ernes Hoxhalli ka mashtruar zyrtarë të ministrisë nëpërmjet falsifikimeve, duke krijuar një identitet të rremë si Klea Rama dhe prezantohej si mbesa e kryeministrit Rama.
Ai akuzohet se duke pretenduar se udhëhiqte një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” lëshoi edhe 19 certifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”.
20-vjeçari ka falsifikuar dokumente si: certifikata, vula, firma, logo, foto dhe video që iu gjetën në laptonin e tij dhe aparatet celularë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale si “Falsifikim kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Alarmi u ngrit nga Ambasada Amerikane, e cila doli në një deklaratë publike duke thënë se projekti i njohur “Let’s Talk Together About US24”, që kishte si qëllim informimin e qytetarëve sa i përket shkollimit, udhëtimeve apo dhe marrjes së vizave amerikane nuk kishte të bënte aspak me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, departamentin e Arimit të SHBA-së, apo programet e tjera arsimore si dhe personelin e ambasadës.
Për këtë arsye ambasada, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm dhe mos bien pre e mashtrimeve.
Lini një Përgjigje