TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2026, 09:04

Të shtëna me armë pas mesnate në Tiranë, plagoset rëndë një person 

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë pas mesnate në Tiranë, plagoset
Foto Ilustrim

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës në zonën pranë Casa Italia-s, në Tiranë. Sipas informacioneve, një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nga hetimet paraprake rezultoi se i riu ishte plagosur në banesën e një 19-vjeçari. Sipas Policisë, 19-vjeçari po i tregonte shokut të tij një armë zjarri pistoletë dhe, duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht, duke plagosur 17-vjeçarin.

Pas veprimeve hetimore, Policia arrestoi në flagrancë 19-vjeçarin  për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në pranga përfunduan edhe dy të tjerë, një 20-vjeçar dhe një 22-vjeçar, pasi akuzohenër “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

te shtena me arme ne tirane plagoset rende nje person

Lini një Përgjigje