Një shtetas shqiptar 55-vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në zonën e “Pirgos Ilias”, në Peloponez të Greqisë.
Sipas policisë greke, viktima, Fatmir Dyrmishi, po lëvizte me biçikletë në një kryqëzim në hyrje të qytetit, kur në rrethana ende të paqarta është goditur nga një kamion. Përplasja i shkaktoi plagë të rënda shqiptarit.
Burime lokale raportojnë se 55-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia.
Mësohet se viktima jetonte i vetëm në zonën e Pirgos, ndërsa familja e tij ndodhet në Shqipëri.
Lini një Përgjigje