TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Maj 2026, 13:25

 U godit pabesisht, publikohen pamjet e dhunës ndaj kreut të AKU në Shkodër (Video)

Shkruar nga Pamfleti

 U godit pabesisht, publikohen pamjet e dhunës ndaj kreut të AKU

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi, është goditur me sende të forta të pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në videon e publikuar nga Top Channel, shihen pamjet kur goditet drejtori i AKU-së në Shkodër.

Haderi ka qenë duke lëvizur i vetëm kur një person i është afruar dhe e ka goditur me një mjet të fortë në pjesën e ballit. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar çarje në zonën e vetullës dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Shkodër, ku po i nënshtrohet kontrolleve të tjera mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fahri Ramadani”, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.

Në dëshminë para uniformave blu, drejtori i AKU ka deklaruar se nuk ka mundur ta identifikojë personin që e ka goditur me levë, ndërsa ka pohuar se nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, por deri më tani ato nuk kanë ndihmuar në identifikimin e autorit.

Lini një Përgjigje