TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Maj 2026, 10:43

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari në Kavajë; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet

Një person është arrestuar nga policia në Kavajë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Saimir Dakoli, 48 vjeç, banues në Kavajë.

Mësohet se Dokolli është dënuar nga Gjykata e Apelit e Venecias me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 4 muaj e 20 ditë burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

"Finalizohen brenda 24 orëve dy operacione të koduara “Operacionalja 94” dhe “The Wanted”.

Dy të arrestuarit kërkoheshin nga autoritetet italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje.

1- Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 94”, lokalizuan dhe kapën në Kavajë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Saimir Dakoli, 48 vjeç, banues në Kavajë.

Gjykata e Apelit e Venecias/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 4 muaj e 20 ditë burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje