
Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës.
Sipas burimeve policore, trupi i të riut është konstatuar në anë të rrugës, ndërsa menjëherë është njoftuar Urgjenca dhe ai është transportuar drejt spitalit.
Nga hetimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ishte banues në Shijak dhe mëngjesin e sotëm kishte shfaqur probleme shëndetësore. Ai kishte marrë automjetin për t’u nisur drejt spitalit të Durrësit.
Dyshohet se, pa hyrë ende në qytetin e Durrësit, gjendja e tij është përkeqësuar. Sipas të dhënave paraprake, ai ka ndaluar mjetin dhe ka dalë nga makina, ndërsa dyshimet e para flasin për një arrest kardiak.
Lini një Përgjigje