TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Maj 2026, 18:57

Rikthehet regjimi “41 Biss”/ Nga Laert Haxhiu te Leonard Duka, kush janë 27 “të fortët VIP” që do izolohen!

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehet regjimi “41 Biss”/ Nga Laert Haxhiu te Leonard Duka, kush
Foto e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Pas rikthimit të regjimit të posaçëm “41 Biss”, Burgjet pritet të fusin në izolim të fortë 27 persona me rrezikshmëri të lartë.

Laert Haxhiu, Redian Rraja, Lulzim Berisha, Leonard Duka, Gjergj Cukali dhe emra të tjerë të njohur të botës së krimit pritet t’i nënshtrohen regjimit të posaçëm “41 Biss”, pas rikthimit të masave ekstreme të sigurisë në burgjet shqiptare.

Mësohet se është hartuar një listë me 27 të dënuar dhe persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët pritet të futen në këtë regjim izolimi në institucionet ku aktualisht vuajnë dënimin.

Në listën paraprake përfshihen gjithashtu Indrit Shaqja, Gëzim Guri, Bledar Selmanaj, Miklovan Parubi, Plarent Dervishaj, Femi Memziu, Bujar Shega, si edhe vëllezërit Hoxhaosmani.

Rikthimi i regjimit “41/bis”, vjen pasi raporti i antimafias italiane evidentoi se në Shqipëri nuk janë izoluar realisht bosët e krimit. Sipas autoriteteve italiane, të dënuarit vijojnë të drejtojnë aktivitetet kriminale edhe nga burgjet.

Pse po izolohen?

Sipas informacioneve që qarkullojnë në qarqet e sigurisë, përfshirja e disa prej tyre lidhet me incidente të fundit apo dyshime për komunikime dhe aktivitet kriminal nga ambientet e burgjeve.

Për Safet Bajrin, masa lidhet me incidentin e raportuar me dronin, ndërsa emri i Gjergj Cukalit është përfolur pas vendimit të fundit të Apelit.

Ndërkohë, Miklovan Parubi përmendet pas rastit të gjetjes së lëndëve narkotike në burgun e Burrelit, ndërsa për disa të tjerë dyshohet për përdorim të telefonave celularë dhe komunikime të paautorizuara nga ambientet e paraburgimit.

Çfarë parashikon regjimi “41 Biss”?

Regjimi “41 Biss”, i frymëzuar nga modeli i antimafias italiane, konsiderohet një nga format më të forta të izolimit në burgje.

Ai parashikon kontrolle të rrepta, monitorim të vazhdueshëm, kufizim ekstrem të kontakteve dhe ndarje të fortë nga të burgosurit e tjerë, me synimin për të ndërprerë çdo lidhje të mundshme me grupet kriminale jashtë burgut.

Autoritetet e burgjeve pritet ta zbatojnë këtë regjim në disa institucione të vuajtjes së dënimit në vend, duke forcuar masat e sigurisë ndaj personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe me ndikim në botën kriminale.

Rasti i Sabah Nuzit

Ditën e sotme u bë publik lajmi sepjesë e këtij regjimi u bë edhe Sabah Nuzi, i akuzuar si ekzekutori i 22-vjeçarit Klevis Lleshi.Hetimet kanë ngritur dyshime se Nuzi vepronte si pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës dhe kishte rolin e ekzekutorit në vrasjen që dyshohet të jetë kryer kundrejt 50 mijë eurove.

Rihapja dhe zgjerimi i regjimit “41 Biss” po konsiderohen si një lëvizje e fortë në këtë sektor. Autoritetet synojnë të vendosin kontroll maksimal dhe të godasin ndikimin e krimit të organizuar edhe brenda qelive të burgjeve.

 

regjimi “41 biss” burgjet

Lini një Përgjigje