TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Maj 2026, 11:32

Me kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 43-vjeçari në Fier 

Shkruar nga Pamfleti
Me kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet
Pamje nga arrestimi

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi u kap me armë zjarri dhe municion luftarak që i mbante pa leje në banesë.

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “No Guns 2”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit në fshatin Levan u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri tip kallashnikov, si edhe municion luftarak.

Armët e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”. 

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave për kontrollin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri ose i mbajnë ato pa leje në banesë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin policor të koduar “No Guns 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua një shtetas 43 vjeçar, banues në fshatin Levan, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip kallashnikov, si dhe municion luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo në ngjarje të mëparshme kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak", njofton policia.

armembajtje pa leje arrestim ne fier operacioni no guns

Lini një Përgjigje