Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Cadimare-s në Itali, ku një i ri shqiptar humbi jetën pasi u ndje keq teksa po notonte në ujërat e Gjirit të Poetëve.
Viktima është identifikuar si Ambler Xhoecuka, i cili do të festonte 23-vjetorin e lindjes pas vetëm pak javësh.
Sipas mediave italiane, i riu kishte vendosur të notonte për herë të parë gjatë këtij sezoni veror. Ai kishte lënë rrobat pranë bregut dhe ishte futur në det, por vetëm pak minuta më vonë ka pësuar një kolaps në ujë.
Alarmin e ka ngritur një grua që po kalonte pranë zonës, pasi vuri re trupin e pajetë që lundronte rreth 50 metra larg bregut. Dy të rinj janë hedhur menjëherë në ujë dhe kanë arritur ta nxjerrin 22-vjeçarin në breg.
Në vendngjarje mbërritën ekipet mjekësore, të cilat tentuan për afro një orë ta rikthenin në jetë të riun shqiptar, por pavarësisht përpjekjeve intensive, ai nuk arriti të mbijetonte.
Autoritetet italiane bënë identifikimin e viktimës përmes dokumenteve personale dhe sendeve që ai kishte lënë në breg.
Sipas raportimeve paraprake të mediave italiane, dyshohet se i riu është ndjerë keq si pasojë e një mbingarkese fizike gjatë notit në ujërat ende të ftohta të gjirit italian. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Ngushellime familjes humble e madhe zoti I ruajt mendjen