TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Maj 2026, 22:40

Të akuzuarit për vrasje i kapen celularë në qeli; kontrolle blic në burgun e Peqinit

Shkruar nga Pamfleti
Të akuzuarit për vrasje i kapen celularë në qeli; kontrolle
Burgu i Peqinit

Një kontroll blic në burgun e Peqinit nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka çuar në zbulimin e të paktën 4 celularëve. Nga raportimet mësohet se njëri nga të burgosurit që iu gjet celular është Bledar Selmanaj, i akuzuar për vrasjen e Xhulio Bullarit.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Burgjeve ka nisur hetimet për të zbuluar se si kanë hyrë celularët në një prej burgjeve të sigurisë së lartë dhe që konsiderohet me masa të forta, ku vuajnë dënimin disa nga emrat më të njohur të botës së krimit, ose të akuzuar për vepra të rënda penale.

Selmanaj akuzohet për vrasjen e Xhuliano Bullarit, i cili u gjet i vdekur në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip 'Fiat Punto. Sipas ekspertizës viktima ishte qëlluar me tre plumba, ku njëri prej tyre e ka kapur në kokë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.  

Shkak për vrasjen e 25-vjeçarit dyshohet të jenë bërë prishja e pazareve të drogës. Autori dhe viktima njiheshin së bashku teksa kanë qëndruar në një qeli dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës dhe jashtë.

Ditën e vrasjes ata ishin nisur nga Tirana për në Vlorë për çështje trafiku droge, ndërsa sipas dëshmisë së Bledar Selmanaj konflikti mes tyre ka nisur për 3 mijë euro drogë, që Xhuliano Bullari, i pagoi me euro false. Selmanaj negocioi për 100 kg hashash mes miqve të tij dhe shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan, por pala e viktimës pagoi me euro false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë së nisur në qeli. 

Salmanaj nuk ishte emër i panjohur për policinë pasi ka qenë i dënuar për një sërë vjedhjesh në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Fier e Vlorë. Sendet që vidhte, i shiste nëpër dyqane, ndaj u dënua në vitin 2012.

Ai ka tentuar të arratiset dy herë nga burgu. Njëherë tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, dhe më pas u transferua në Peqin, ndërsa më herët kishte tentuar të largohej nga spitali, ku ishte i shtruar, ndërsa ishte nën masë sigurie “arresti”.

peqin burg selmanaj

Lini një Përgjigje