
Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, gjatë operacionit të koduar “The Wanted”.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit pranë DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të cilët arritën të lokalizonin dhe arrestonin në lagjen nr.1 të qytetit, shtetasin Elton Stafa, i njohur edhe me identitetet Elton Zani, Seit Stafa, Sadik Dervishi, Vladi Ymeri dhe Hasan Ymeri.
47-vjeçari, banues në Shijak, rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano me 5 vite e 7 muaj burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, sipas legjislacionit italian.
Pas arrestimit, Interpol Tirana dhe Interpol Roma po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Lini një Përgjigje