TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Maj 2026, 13:50

Apeli rikthen për rigjykim dosjen e vrasjes së Hekuran Billës, konstatohen shkelje në proces

Shkruar nga Pamfleti
Apeli rikthen për rigjykim dosjen e vrasjes së Hekuran Billës,
Hekuran Billa

Dosja e bujshme e vrasjes së Hekuran Billës do të rikthehet sërish në gjykim. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila kishte pushuar akuzat ndaj Viktor Markut dhe nipit të tij, Sebastian Mali, të dyshuar për ekzekutimin e 40-vjeçarit.

Vendimi i mëparshëm ishte marrë pas kërkesës së Prokurorisë, me argumentin e mungesës së provave. Por Apeli ka konstatuar shkelje gjatë shqyrtimit të çështjes dhe ka urdhëruar që dosja të rishqyrtohet nga e para nga një tjetër trup gjykues.

Hekuran Billa u vra mbrëmjen e 11 qershorit të vitit 2020 pranë zonës së Komunës së Parisit në Tiranë, ndërsa ndodhej në automjetin e tij. Ai ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Belgjika.

40-vjeçari kishte qenë i dënuar në Britaninë e Madhe për vrasjen e Prelë Markut. Pas ekstradimit në Shqipëri, ai vuajti dënimin në burgun e Fushë-Krujës dhe më pas fitoi lirinë me kusht. Pak kohë pas daljes nga burgu, Hekuran Billa u ekzekutua.

Për atentatin janë akuzuar Viktor Marku, vëllai i Prelë Markut dhe Sebastian Mali. Pas vrasjes, Viktor Marku u arrestua në Mal të Zi dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë.

Ngjarja është shoqëruar me dyshime të shumta edhe për rrjedhje informacioni nga institucionet shtetërore. Emisioni “Shënjestër” raportoi se tetë efektivë policie dhe dy zyrtarë të shërbimeve sekrete kishin hyrë në sistemin TIMS për të verifikuar lëvizjet e Billës jashtë vendit, ndërsa dyshohet se informacioni mund të ketë përfunduar tek autorët e krimit.

Sipas raportimeve, Prokuroria nuk kishte hetuar lidhjet e mundshme mes këtyre zyrtarëve dhe personave të akuzuar për vrasjen.

hekuran bill rigjykim shkelje hetim vrasje dosje

Lini një Përgjigje