TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2026, 16:48

“Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 6 vite burg Rrjepajn dhe Rrapajn; ja hedh paq Arben Gjata

Shkruar nga Pamfleti

“Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 6 vite burg Rrjepajn dhe

Rrjepaj e Rrapaj dënohen me nga 6 vite burg, ja hedh paq Arben Gjata.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 6 vite burg ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit.

Rrjepaj u shpall fajtor për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim”. Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij ulet në 4 vite burg.

Në të njëjtën çështje, gjykata dënoi me 6 vite burg edhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Edhe për të është aplikuar gjykimi i shkurtuar, duke bërë që dënimi përfundimtar të jetë 4 vite burg.

Të dy u hetuan dhe gjykuan në kuadër të dosjes së njohur si “Sterilizimi”, një nga çështjet më të rëndësishme të trajtuara nga SPAK në lidhje me koncesionet në sektorin e shëndetësisë. Rrjepaj dhe Rrapaj janë shpallur të pafajshëm për akuzën grup i strukturuar kriminal.

Sa i përket Marsela Sejranajt, gjykata e ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg. Me uljen e dënimit për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është reduktuar në 2 vite e 4 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu lirimin e saj nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, për të pandehurin Saimir Kadiu, i akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim”, gjykata vendosi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg. Pas uljes me një të tretën, dënimi përfundimtar është 2 vite e 4 muaj burg. Kadiu lirohet nga arresti në shtëpi pasi masa e paraburgimit e tejkalon kohëzgjatjen e dënimit.

Petref Mersini është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, që pas uljes për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 2 vite e 4 muaj. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tij në shërbim prove për një periudhë 24 muaj.

Edhe Arben Gjata është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, që pas uljes shkon në 2 vite e 4 muaj. Për të, gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen në shërbim prove për 24 muaj.

Për Gent Burazerin, gjykata vendosi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, që pas uljes reduktohet në 1 vit. Ai nuk do të vuajë burg, por do të kryejë punë në interes publik.

Ndërsa Naile Ajazi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, që pas uljes u reduktua në 1 vit. Gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e saj në shërbim prove për një periudhë 2 vjeçare.

Kujtojmë se në qershor të vitit 2025, SPAK kërkoi dënimin me nga 10 vite burg për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi zbriti në 6 vite e 8 muaj burg.

Gjithashtu SPAK, kërkoi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për tre ish-zyrtarë: Marsela Serjanaj, Sajmir Kadiu dhe Petref Mersini. Në bazë të gjykimit të shkurtuar, dënimet për Serjanaj dhe Kadiu pritet të konvertohen në 2 vite e 4 muaj burg, ndërsa për Mersinin në 4 vite shërbim prove.

Vlen të theksohet se gjatë seancës së fundit, një prej të pandehurve, ish-drejtorja ekonomike në Ministrinë e Shëndetësisë, Sajmir Kadiu, u shpreh se ka kaluar tashmë 3 vite në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai theksoi se kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga koha që prokurori ka kërkuar si dënim, duke e cilësuar masën si joproporcionale. Kadiu shtoi se është ankuar në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë, por pa rezultat.

Për Arben Gjatën (mjek), konvertim i dënimit prej 1 vit e 4 muaj burg në 2 vite shërbim prove. Ndërsa për Genc Byrazeri dhe Naile Ajazi, nga 2 vite shërbim prove secili.

Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, po gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme, jashtë kësaj pjese të dosjes që u mbyll sot shqyrtimi.

Dosja “Sterilizimi” është një nga çështjet më të ndjekura të drejtësisë në Shqipëri, duke përfshirë akuza për korrupsion, shpërdorim detyre dhe formim grupi të strukturuar kriminal lidhur me kontratën koncesionare të vitit 2015.

Lista e plotë e dënimeve:

Klodian Rrjepaj – 6 vite burg, me ulje 4 vite burg.

Ilir Rrapaj – 6 vite burg, me ulje 4 vite burg.

Marsela Sejranaj – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, lirohet nga arresti në shtëpi.

Saimir Kadiu – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, lirohet nga arresti në shtëpi.

Petref Mersini – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, dënimi pezullohet, 24 muaj shërbim prove.

Arben Gjata – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, dënimi pezullohet, 24 muaj shërbim prove.

Gent Burazeri – 1 vit e 6 muaj, me ulje 1 vit, punë në interes publik.

Naile Ajazi – 1 vit e 6 muaj, me ulje 1 vit, 2 vite shërbim prove.

 

3 Komente

  1. V
    Visi

    Shume mire keni bere! Lirojini te gjithe dhe asnje kokerr leku mos mblidhni! Cfare karin eshte ky sherbimi i proves? Kush e ka kryer ndonjehere ne Shqiperi qe ta kryejne keta! Turp te kini!

    1. K
      Kristi

      Ketu as ka pasur dhe as ka per te pasur ndonjere drejtesi Ti Gezoni lekat te nderuar kisha nje kerkese investoini ne Shqiperi keto leka per te miren e vendit , te kishit kryer kete vjedhje marramendse. Ne vend tjeter nuk do tja hidhnit pa 20 vite burg Spak ka rene vazhdoni vidhni se nuk ka per tu hyre gjemb ne kembe realiteti flet vete Ky sherbimi i proves eshte Kur vjedh ndonje kotec pulash jo Kur vjedh qindra milion

      1. C
        Ciu

        Po leket do ti kerkoni apo nuk ju kerciti se jane te njerezve..te tjert jane pune politike..

        Lini një Përgjigje