Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Gazment Buçpapajn, i dyshuar për vrasjen e Egli Pashollarit në zonën e ish-Parkut në kryeqytet.
Gjatë seancës, avokati mbrojtës Sokol Hyseni kërkoi një masë më të butë sigurie për klientin e tij. Ai u kërkoi falje familjarëve të viktimës në emër të të pandehurit dhe argumentoi se Buçpapaj ishte vetëdorëzuar dhe nuk përbën rrezik për shoqërinë.
Buçpapaj u arrestua dy ditë më parë në Tropojë, ku ishte fshehur në një banesë dhe po mbahej nën mbikëqyrje nga policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e disa ditëve më parë, pak pas orës 15:00, kur Egli Pashollari u sulmua me thikë nga autori i dyshuar. Sipas hetimeve paraprake, ai u godit disa herë, ndërsa një nga plagët, e marrë poshtë shpatullës, rezultoi fatale pasi viktima humbi një sasi të madhe gjaku.
31-vjeçari u transportua drejt spitalit nga persona që ndodheshin në vendngjarje, por mbërriti pa shenja jete.
Pas krimit, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se u strehuar tek të afërm të tij në Tropojë, ku u kap më pas nga policia.
Lini një Përgjigje