Dega Doganore në Rinas ka bllokuar 920 pajisje elektronike të markave “Apple” dhe “Samsung”, mes të cilave 510 telefona celularë të llojeve të ndryshme, për shkak të dyshimeve për shkelje të pronësisë intelektuale.
Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, pajisjet janë ndaluar gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat doganore.
“Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Degën Doganore Rinas ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe "Samsung", prej të cilëve 510 celularë të llojeve të ndryshëm, në dyshimin për cënimin e pronësisë intelektuale. Strukturat doganore vazhdojnë verifikimin e mëtejshëm të rastit.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit”, thuhet në njoftimin zyrtar për mediat.
Ndërkohë, strukturat doganore po vijojnë verifikimet për të sqaruar rrethanat dhe origjinën e pajisjeve të bllokuara.
Lini një Përgjigje